Edhe KAS nuk njeh Berishën si kryetar i PD: Ankimimi i përket një pale tjetër! Rrëzon dhe kërkesën e Alibeajt! Fjalën e fundit do e thotë Celibashi

13 Mars 2023, 15:43

Pasi dy grupimet e PD vendosën që të çonin çështjen në KAS, është vendosur që të mos kalojnë për shqyrtim kërkesat e grupit të Alibeajt dhe Berishës. Njësoj si Celibashi, KAS nuk e njeh Berishën si kryetar të PD ndërsa sqaron se ankimi i përket një pale tjetër. Edhe kërkesën e Alibeajt e rrëzon nën argumentin se s'ka kompetencë për të gjykuar vendimet e ndërmjetme.