Efektivi dhunoi kamerierin, Rama: Të përjashtohet nga Policia! Zyrtarëve s’do tu tolerohen shkeljet që cenojnë komunitetin apo qytetarin

27 Korrik, 17:10 | Përditesimi: 27 Korrik, 17:10

Kryeministri kërkon përjashtimin për efektivin që bashkë me mikun e tij dhunoi kamerierin 18-vjeçar në Vlorë. Rama thotë se në reformën e re për kontrollin e territorit do të rritet përgjegjësia para ligjit për çdo punonjës shtetit. Ndjekje penale e përjashtim nëse zotërojnë një ngrehinë pa leje për qëllim fitimi apo shfrytëzojnë një hapësirë publike për të nxjerrë fitim. 

    E.H/Shqiptarja.com