Ekskluzive/ Lufta me Izraelin, gazetari nga Rripi i Gazës për Report Tv: Të qenit palestinez është arsye e mjaftueshme për të na vrarë! Palët s'janë të barabarta

18 Maj 2021, 14:11 | Përditesimi i fundit: 2021-05-18 16:43:25
  • “Personalisht sa i përket të ardhmes nuk jam shumë i sigurte. Bombardimet janë.....Oh Zot ajo ishte afër!”, në një rrëfim ekskluziv për Report Televizion gazetari palestinez Mohammed Rafik, tregon nga Gaza situatën e luftës nën rrebeshin e raketave.

    Me zërin që i dridhet herë pas here dhe më një vështrim të humbur ai kujton dramën dhe vuajtjet me të cilët populli , me kanale dhe rrugë të mbylluar nga Izraeli.

“Aktualisht ne po flasim për mungesa të pajisjeve mjekësore dhe spitalet janë në përfundim të rezervave të tyre. Fëmijët tanimë po ngelin pa shtëpi dhe po rritet në mënyrë të konsiderueshme numri i të pastrehëve. Numri i të pastrehëve po rritet me një shpejtësi të jashtëzakonshme”

Në një kohë ku numri i viktimave  ka kaluar mbi 200, gazetari palestinez nuk nguron të theksojë se palët në konflikt nuk janë të barabartë.

“ Palestina nuk ka një ushtri të mirëfilltë, ndërkohë që ushtria izraelite është jashtëzakonisht e madhe më shumë se gjysmë milioni, shumë teknologji ushtarake janë të zhvilluara në Izrael, ka tanke dhe avionë ushtarakë. Palestina nuk ka forca detare ndërkohë që Izraeli I ka marrë nën kontroll brigjet e Palestinës. Rripi i Gazës, nga lindja në perëndim, nga jugu në veri është nën dhunë të vazhdueshme. “

E ndërkohë që familjet, fëmijët luten që bomba e rradhës të mos bjerë në shtëpitë e tyre, që konflikti të zgjidhet dhe ata të mund të jetojnë të lirë .