EKSKLUZIVE/ Rezultatet për Këshillat Bashkiakë zbulojnë: Meta dhe Berisha humbën gjysmë milioni vota për dy vite! Dhe Saliu tani kontrollon vetëm 50% të votave të PD

17 Maj 2023, 22:09

Votat e mbledhura për këshillat bashkiakë në zgjedhjet e 14 majit tregojnë një tablo dramatike për opozitën shqiptare. Votat e këshillit bashkiak, ndryshe nga votat për kryetar, tregojnë në fakt forcën reake e një partie politike pasi për kandidatët kanë votuar edhe aleatët.