Ekspozita e kryeministrit në Athinë, Berisha: Rama shëtit nëpër botë duke ekspozuar zhgarravina

25 Mars 2023, 11:38

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me të rinjtë e FRPD-së, takim në të cilin vijoi me akuzat për kryeministrin Edi Rama. Berisha thotë se Rama e ka kthyer Shqipërinë në monizëm të plotë, e ndërsa e akuzon kreun e qeverisë se ka kapur të gjitha institucionet.