Elbasanlliu rendit në emision gabimet e Metës:’ Është gati të shkojë edhe te Balli Kombëtar’

10 Qershor 2020, 09:57

Ndër disa telefonues nga Elbasani mëngjesin e sotëm në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv njëri prej tyre komentoi marrëdhënien Rama-Meta dhe tha se sipas tij Presidenti ka bërë shumë gabime. Zotëria sqaroi se Meta shkon pas pushtetit dhe është i gatshëm të bashkohet edhe me Ballin Kombëtar.