Elbasanlliu zbulon DY SHUPLAKAT që mori kryeministri: Ramën e gëzoi fitorja e Vuçiç

23 Qershor 2020, 10:16 | Përditesimi i fundit: 2020-06-23 10:58:42

Një telefonues nga Elbasani u bë pjesë sot në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv dhe ai zbuloi dy shuplakat që sipas tij ka marrë kryeministri Rama që janë 15 kushtet e Parlamentit Europian dhe opinioni i Venecias. Duke folur në studio me gazetarin Andi Kapxhiu zotëria tha se i vetmi lajm i mirë për shefin e qeverisë ishte fitorja e Vuçiç në Serbi.