Ëmbëlsirë e ftohtë me krem dhe savojard në gotë nga zonja Vjollca

26 Qershor 2020, 10:41

Ëmbëlsirë e ftohtë me krem dhe savojard në gotë

Përbërësit:

140 gr sheqer

80 gr miell

2 lugë gjelle niseshte

1 litër  qumësht

Vanilje

50 gr gjalp 

200 ml pana ëmbëlsire

1 pako biskota savojard

Recel luleshtrydhe

Përgatitja:

Në një tigan të thellë vendosim sheqerin, shtojmë në të miellin, niseshten dhe I përziejmë të gjithë përbërësit e  mësipërm me tel vezësh. Shtojmë 2 të verdha veze dhe më pas qumështin e vakur i përziejmë mirë dhe vendosim tiganin në zjarrë të marrë valë dhe duke e trazuar vazhdimisht. Kur masa të trashet shtojmë vaniljen dhe gjalpin dhe e përziejmë deri sa gjalpi të tretet e mbulojmë me celefon dhe e vendosim tiganin në frigorifer për 30 minuta. Pasi kremi të jetë formuar e transferojmë më një tas shtojmë në të panën dhe e përziejmë me rrahëse elektrike deri  sa kremi të lidhet plotësisht. Vendosim ne nje tas 200 ml qumësht lagim biskotat dhe I vendosim si  bazë në fund të gotës. ( Por e njëjta gjë mund të veprohet dhe nëse ne duam ta bëjmë në tepsi në formën e një torte. Mbulojmë biskotat me një shtresë kremi mbi të cilën vendosim një shtresë të hollë me recel luleshtrydhe. Përsëri një shtresë me biskota më pas krem të dekoruar. I vendsoim gotat në frigorifer për 2 orë dhe I servirim të ftohta.