Ëmbëlsirë greke ( Portokallopita) nga zonja Vjollca

19 Shkurt 2021, 11:08

Ëmbëlsirë greke ( Portokallopita)

Përbërësit:

1 pako peta të holla

1 gotë sheqer (180gr)

Lëkura e dy portokallave

1 pako sheqer vanilje

1 gotë vaj

1 pako pluhur pjekës

1 gotë kos (250 gr)

1 portokall të grirë ose lëng

1 lugë supe miell për lyerjen e tavës dhe 1 portokalle

Shurupi

500 gr sheqer

175 ml ujë ( 1 gotë)

175 ml lëng portokalli ( 1 gotë)

1 shkop kanellë

1/2 lëkurë dhe lëng i limonit

Përgatitja:

Fillimisht ngrohim furrën në temperaturë 120 gradë Celsius. Në një tepsi vendosim njëra pas tjetrës petët të rrudhura si një fizarmonkë dhe I vendosim në furrën e parangrohur për 1 orë me qëllim që ato të thahen pa marr ngjyrë.Pasi i nxjerrim petët nga furra I thërrmojnë ato shumë thjesht në një tas. Në një tas tjetër rrahim sëbashku me vezët sheqerin deri sa sheqeri të shkrijë. Shtojmë lëkurën e grirë të 2 portokalleve, vanilje, 1 gotë vaj, pluhur pjekës, kos, 1 portokall të shtrydhur ose të grirë palëkurë të gjtiha këto I përziejmë dhe në fund shtojmë pak nga pak petat e thërrmuarai përziejmë deri sa ato të përthithen komplet, kremin e përgatitur më parë. Lyejmë një tepsi me pak vaj e pudrosim me miell dhe transferojmë në të masën e përgatitur e nivelojmë mirë duke vendosur në sipërfaqe 8 feta portokalli për të dekoruar cdo racion ëmbëlsire. vendosim tepsinë ën furrën e parangrohur në temperaturë 180 gradë Celsius për 40 minuta. Ndërkohë që ëmbëlsira piqet vendosim në zjarr shërbetin në tenxhere vednosim 500 gr sheqer, 175 ml ujë, 175 ml lëng portokalli dhe 1 shkop kanellë, lëngu dhe lëkura e ½ limoni e lëmë të ziejë 6 minuta nga momenti I zierjes dhe pasi ëmbëlsirës të bjeri pak temperatura ( të jetë e vakët) shtojmë shërbetin e ngrohtë. E lëmë të ftohet dhe e shërbejmë.