Emërimi i ish-kreut të PD së Vlorës në krye të Kadastrës, Berisha: Një demokrat s’do e bënte kurrë, shkoi te partia e krimit

25 Qershor, 13:52 | Përditesimi: 25 Qershor, 13:52

Në konferencën për mediat, Sali Berisha u pyet edhe për emërimin e Genc Deromemaj në krye të Kadastrës së Vlorës. Deromemaj ka mbajtur postin e kreut të PD në Vlorë ndërsa së fundmi ishte vetëm anëtar i partisë.  

Berisha tha se Deromemaj i kishte dërguar një mesazh 10 ditë më parë se do të largohej nga partia, ndërsa shtoi me ironi se ai bëri zgjedhjen e tij, duke marrë një post që një demokrat nuk do e merrte kurrë.

r.k./Shqiptarja.com