Emigranti në shkelje flagrante, deklaron me video-postim votën për Berishën! Gjyqtari ‘sheik’ Gjin Gjoni e mbështet

24 Prill 2025, 16:44 | Përditesimi: 24 Prill 2025, 16:44

Është bërë virale një video në rrjetin social nga një emigrant që me zarfet e votave në dorë deklaron votën për PD-në, nga inati pse “Rama u tha burrave çyrykë”. Kjo video është pëlqyer dhe shpërndarë edhe nga kandidati i PD për qarkun Lezhë, ish-gjyqtari Gjin Gjoni. Ai e shoqëron me një postim ku kërkon denoncimin e blerjes së votës, por nga ana tjetër mbështet deklarimin e saj publikisht, që është vepër penale e dënueshme deri në 3 vite

r.k./Shqiptarja.com