Kryebashkiakiaja e Durrësit, Emiriana Sako i është përgjigjur akuzave të bëra nga Sali Berisha gjatë vizitës në Durrës një ditë më parë. Ndalur tek rindërtimi, Berisha u shfaq tek një familje në Durrës duke akuzuar se nuk i është dhënë dëmshpërblimi, por Sako sot e përgënjeshtroi duke thënë se familja në fjalë nuk ka aplikuar asnjëherë për dëmshpërblim.
Edhe Sako i përgjigjet Berishës me një buf kënete, ndërsa i thotë Berishës se i fiket llamba duke folur dhe nuk di më se çfarë flet



















