Emiriana Sako takim me banorët në Shkozet: Synimi ynë është të kthejmë Durrësin në portën e turizmit

12 Maj 2023, 10:44

Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes 14 Shkozet Durrës, të cilëve u garantoi ndërhyrje dhe investime të shumta në arsim, ujësjellës, infrastrukturë rrugore dhe turizëm.

Duke folur më tej para banorëve, kryebashkiakja Sako tha se rindërtimi është një kapitull i rëndësishëm i punëve të bëra por ka akoma nevojë që infrastruktura në zona të caktuara të Durrësit të arrijë standartet e qendrës së qytetit.

Në fjalën e saj për banorët e këtij komuniteti ajo u shpreh gjithashtu se brenda vitit të ardhshëm do të mbyllet puna në ndërtimin e banesave dhe pallateve të dëmtuara nga tërmeti dhe të gjitha familjet do të rikthehen në shtëpitë e tyre.

Më tutje kryebashkiakja e Durrësit, njëkohësisht kandidate e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit në takimin me banorë të Shkozetit, premtoi se do të punojë me dinjitet për të zhvilluar këtë bashki.