Mbështetës i Abaz Kupit gjatë Luftës, kundërshtar i komunizmit pas mbledhjes së Mukjes, i arratisur në mal, me “Frontin e Rezistencës” dhe në krah të Mark Gjonmarkut pas 1946, e njëkohishst dhëndër i Bardhok Bibës përfaqësuesi me influencë i komunistëve në Mirditë...
I mbetur mes dy fronteve politike, Gjin Frrok Macaj përjeton në diktaturë një histori të vështirë persekutimi. A mund të zgjidhte ai mes bindjeve personale dhe aktivitetit të ngjeshur me antikomunistët nga njëra anë dhe lidhjeve familjare me Bardhok Bibën nga ana tjetër? Si dhe pse u burgos pasi u dorëzua në besë të kunatit të tij, pse u burgos sërish pas gushtit 1949 kur u vra Bardhok Biba? Cili qe fati i 4 fëmijëve të mbetur jetim nga e ëma dhe me babanë në burg?




















