Emocionet e një takimi pas 20 vitesh/ 28 vjeçarja gjendet në një institucion bamirës, surprizohen familjarët

26 Mars 2019, 22:41 | Përditesimi i fundit: 2019-03-27 16:55:24

Pjesa e trete dt 26Mars Pa Gjurme - Emocionet e një takimi pas 20 vitesh/ 28 vjeçarja gjendet në një institucion bamiëes, surprizohen familjarët
Pa gjurmë gjen Rajdmondën, 28-vjeçaren e cila u dërgua në shtëpinë e fëmijës pas vdekjes së babait, ndërkohë që nëna e saj vuante nga problemet mendore.

Gjjatë emisionit të mbrëmjes së sotme, kushërira e saj e cila ishte në studio u prezantua me imazhin e ksuhërirës së saj të cilën nuk e shihte prej vitesh.

Përgjatë gjithë këtyre viteve Rajmonda kishte jetuar në një lagje tjetër të qyetit të Beratit, shumë pranë familjarëve të saj.

Historia e Rajmondës:

Që e vogël Rajmonda kishte jetuar tek tezja për afro 4-vite, ndërsa. Pas lindjes së vajzës, nëna e saj Liljana preket nga problemet me kujtesën, aq sa nuk po mundej dot të ishte e aftë të kujdesej për fëmijën e saj. Ishte 7 vjeçe në atë kohë, kur Rajmonda e vogël jetoi sa në një shtëpi në një tjetër.

Por fati i të miturës ishte i shkruar, që ajo të mos jetonte edhe me të atin, Shefqeti ndërron jetë dhe për Rajmondën nisi të kujdesej xhaxha Kamberi. Rajmonda po rritej me dramën e familjes, kur përfundon nga Rehova e Beratit në shtëpinë e fëmijës, Tiranë. Për të tashmë ishte vendosur të kujdeseshin instutiucionet shtetërore…