Enkelejd Alibeaj në Mallakastër: Më 14 maj i kthejmë bashkinë qytetarëve! Regjimi i Ramës, problemi më i madh i vendit

1 Maj 2023, 16:30

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim në Mallakastër, ku i pranishëm ishte edhe kandidati demokrat Agron Kapllanaj. Alibeaj tha se është momenti që kjo bashki t’i kthehet qytetarëve, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që më 14 të votojnë Kapllanajn.