Entit Rregullator i Energjisë prezanton raportin për vitin 2022 te ‘Veprimtaria’! Opozita: Qeveria u vjedh energjinë prodhuesve të vegjël! Kreu i Ere: U blihet ose kompensohet

20 Qershor 2023, 16:34

Prezantimi i raportit përfundimtar të Entit Rregullator të Energjisë në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese u prit me kundërshtimi nga opozita. Kreu i këtij institucioni, Petrit Ahmeti, mohoi akuzat e deputetëve opozitarë se prodhuesve të energjisë po u vidhet energjia nga shteti. Sipas tij, energjia kompensohet ose blihet.