Ermal Onuzi u emërua në krye të Gardës, Bardhi në Kuvend: Rast korrupsioni, ngrini komision etike

12 Shtator, 10:18

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha prezantoi më 10 shtator Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, Ermal Onuzin.

Për këtë emërim kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazmend Bardhi në Kuvend, u shpreh se ky emërim ishte një rast korrupsioni. Ai kërkoi që të ngrihet një komision etike.

"Për Drejtorin e ri të gardës së Republikës. Do të kërkoj diçka se për ju korrupsioni politik nuk është procedurë në mars të 2023 kur ju miratoni ndryshimet e kritereve për gardën e republikës ju kanë thënë që është investim për të zgjedhur një njëri që vinte nga jashtë sistemit dhe votuat me porosi të Ramës dhe emri u zgjodh me konkurs të hapur, dhe nuk ka akt më korruptiv se të detyrosh  74 kolegë të mazhorancë të votojnë për interesat e një individi. Ky është korrupsion. Ligjet me prorosi janë kthyer në traditë në këtë mazhoancë, dehe në normalitet. Të ngriti një komision etike si erdhi lifji dhe kush e solli dhe opozita do ndjek rrugët e veta ligjore", tha ai.

    No videos found.