Escobar tha se edhe po fitoi zgjedhjet, s’i hiqet Non Grata’, i përgjigjet Berisha: Parashikon fitoren time, e vlerësoj! S'kam kërkuar ndryshim të vendimit të SHBA

14 Prill 2023, 13:21

TIRANË- Zv/Ndihmës Sekretari Amerikan, Gabriel Escobar ia bëri të qartë se “ai është e shkuara duke theksuar se edhe nëse fiton zgjedhjet, ‘Non Grata’ nuk i hiqet, mirëpo një deklaratë të tillë, Sali Berisha e ka parë me nota optimiste. Berisha është kapur mes rreshtave të deklaratës së Escobar, më konkretisht te fraza “edhe po të fitojë”, duke thënë se kështu zyrtari amerikan ka parashikuar fitoren e tij, e për pasojë shpreh vlerësim. Ndërkohë, sa i përket çështje se ‘Non Grata’ nuk i hiqet, Berisha tha se nuk e ka kërkuar një gjë të tillë.