Evazioni fiskal te Bankers/ Berisha e merr në mbrojtje: Ka paguar çdo qindarkë kur ishim ne në pushtet, prokuroria mashtron

7 Korrik, 11:45 | Përditesimi: 7 Korrik, 11:45

Kreu i PD, Sali Berisha i ka dalë në mbrojtje kompanisë ‘Bankers Petroleum’, e cila akuzohet se për 20 vite me radhë ka shmangur taksat duke i shkaktuar miliona euro dëm buxhetit të shtetit. Në prononcimin për mediat, pasi u paraqit në SPAK, Berisha tha se kontrata e kompanisë është firmosur para se ai të vinte në pushtet, ndërsa shtoi se gjatë qeverisë së tij, ka paguar çdo qindarkë.

I.M/Shqiptarja.com