FAKTET/ Ëndrra e Sali Berishës për mosbindje civile, 8 vite ‘në sirtar’! Që nga dhjetori 2015 premton çdo muaj të përmbysë qeverinë me 'revolucion'

17 Dhjetor 2023, 21:29

I marrë nën hetim nga SPAK, Berisha ka intensifikuar javët e fundit përpjekjet e tij për atë që e quan revolucion përmes ‘mosbindjes civile’. Por kjo nuk është hera e parë dhe as e dytë që Berisha e artikulon këtë. Nga dhjetori i vitit 2015 deri në dhjetorin e vitit 2023, Berisha ka ëndërruar veten teksa prin një revoltë popullore, që në fakt ka mbetur veç një ëndërr e një politikani të vjetër sa vetë demokracia shqiptare.