Familja e kovaçëve në fshatin Zgosht

26 Janar 2021, 09:19

Veri Jug ka udhëtuar në fshatin Zgosht të Librazhdit dhe sjell për ju historinë e kovaçit Rexhep Meta, njeriut që prej 40 vjetësh punon dhe I jep shpirt hekurit në një kovaçanë të trashëguar nga I jati. Cilat janë disa nga sekretet e zanatit të kovaçit. Forxha e zjarrit, kudhra ku rrihet hekuri I skuqur, bërja e sëpatave, mashave të zjarrit, kacive dhe veglave të punës të nevojshme për një familje në fshat. Mjeshtër Rrexhepi mbath gjithashtu me patkonj edhe kuaj e mushka, një punë e vështirë dhe shumë interesante. Zanati I kovaçit, një zanat që mban me bukë familjen Meta dhe trashëgimi I punës dhe kovaçanës tek djemtë e familjes. Këto dhe të tjera në reportazhin “Familja e kovaçëve në fshatin Zgosht”, të djelën ora 14.30, me moderatorin e emisioneve Veri Jug, gazetarin Agim Pipa.