Çerma ndodhet në zemër të Myzeqesë dhe kamera e Veri-Jugut është ndalur në arat e mbjella me grurë të fermerit Astrit Vrapi. Për shkak të reshjeve të vjeshtës, në disa ara mbjellja e grurit është vonuar, ndërsa fermeri Vrapi vijon hedhjen e farës në parcela të ndryshme të fshatit. Kryetari i fshatit, Sefe Vrapi, shprehet se bujqit dhe fermerët nuk kanë asnjë mbështetje nga ana e shtetit, ndërsa gruri i importuar sfidon prodhimin vendas. Edhe vitin e kaluar, një pjesë e grurit mbeti stok në magazinat e fermerëve myzeqarë.





















