Familja Kajo, saga e një fisi që luftoi komunizmim

19 Shtator 2022, 22:15 | Përditesimi i fundit: 2022-09-19 22:20:48

Iljas Kajo është rritur në një familje, ku gjithmonë është folur për nacionalizmin dhe përpjekjen e gjithë nacionalistëve të Shqipërisë për ta shpëtuar vendin nga komunizmi. Për ta, kjo ideologji e rrezikshme do të sillte shumë vuajtje e katastrofa për kombin, dhe historia për fat të keq vërtetoi pikërisht thëniet e tyre. Iliasi që kur ishte fëmijë mësoi për burgosjen e gjyshit të tij, një prej komandatëve të Ballit Kombëtar në rrethin e Beratit, vuajtjet e tij në burgje bashkë me nipërit e tij. Më vonë Iljasi do të përjetonte edhe burgosjen e të atit dhe të vëllait Krenarit, e pak vite më vonë, edhe arrestimin dhe burgosjen e tij. E gjithë rrjedha e tyre e jetës në 45 vite diktaturë ishte brenda këtij kuadri thellësisht dramatik, prej nga lindin dhjetra histori të dhimbshme, por edhe frymëzuese me qëndresën e tyre, dhe papajtueshmërinë me regjimin komunist.

    No videos found.