Fasule në vorbë me pastërma nga zonja Mirela

2 Nëntor, 11:26 | Përditesimi: 2 Nëntor, 11:26

Groshë / Fasule në vorbë me pastërma

Përbërësit:

  • 500 gr fasule
  • 1 copë pastërma
  • 1 qepë
  • 1 gjethe dafine
  • 2-3 domate të thata
  • Spec i kuq pluhur
  • Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Zieni fasulet në vorbë me qepë, një gjethe dafinë, domatet e thata dhe pastërma. Më pas qepën e kaurdisni me vaj ulliri edhe pak spec të kuq, e shtoni te fasulet, rregulloni shijen me kripë se ka pastërmaja. I zieni edhe pak sa të bashkohen shijet edhe janë gati.

MC/Shqiptarja.com