Fati i PD në gjyq, Berisha-Meta në protestë: Rama kërkon të na marrë vulën, revolucioni vazhdon! Vetëm 60 minuta tubim, pak protestues

3 Mars 2023, 14:45 | Përditesimi i fundit: 2023-03-03 17:46:52

Teksa gjykata e Apelit është mbledhur për të marrë një vendim për 'vulën' e PD, opozita ka dalë në protestë. Edhe pse kishin deklaruar se protesta nuk ka asnjë lidhje me procesin gjyqësor për Partinë Demokratike, Berisha dhe Meta kanë pranuar se u mblodhën në Bulevard pikërisht për këtë arsye. Dy liderët e opozitës thanë se Ramës nuk i mjafton Partisë Socialiste por tani kërkon të marrë edhe vulën e Partisë Demokratike.