Fieri çel fushatën nga sheshi 'Skëndërbej' me performancën e Free Mc's, synohen 11 mandate për PS-në

12 Prill 2025, 13:14 | Përditesimi: 12 Prill 2025, 13:14

Partia Socialiste ka hapur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 11 Majit ditën e sotme. Pas Dibrës ka qenë Fieri që ka ardhur me performancën dedikuar çeljes së fushatës. Qarku i Fierit kishte zgjedhur të vinte i shoqëruar me grupin e njohur të qytetit Free Mc's. Pas këngës ka marrë fjalën drejtuesja politike Belinda Balluku, e cila ka thënë se në Fier synon 11 mandate.

E.H/Shqiptarja.com