Fileto pule me brokoli nga Zonja Vjollca

18 Maj 2020, 10:44

Fileto pule me brokoli

Përbërësit:

1 qepë mesatare

1 lugë gjelle vaj

1 lugë gjelle gjalp

300 gr fileto pule

500 gr brokoli

Kripë dhe piper i zi

2 thelpinj hudhra

1 gjethe dafinë

150 gr krem të freskët

Pak rigon

2 lugë gjelle parmixhan

Përgatitja:

Në një tigan të thellë shkrijmë gjalp dhe vaj dhe kaurdisim qepën të prerë në kubikë të vegjël derisa të zbutet. Shtojmë fileton e pulës të prerë në shirita të vegjël, i kaurdisim së bashku derisa mishi të zverdhet me një gjysmë gote ujë. Shtojmë brokolin të prerë në lule mesatare. Shtojmë kripë, piper të zi, hudhrat të grira imët dhe një gjethe dafinë. E trazojmë duke shtuar dhe kremin e gjysmë luge kafeje rigon. Në fund shtojmë dhe pak parmixhan të grirë.