Fileto pule të mbushura në shtrat salce nga zonja Mirela

27 Tetor, 11:18 | Përditesimi: 27 Tetor, 11:18

Fileto pule të mbushura

Përbërësit:

  • 2 fileto pule
  • Djathë që shkrin (gouda)
  • 100 g spinaq
  • 300 ml salcë domate
  • Borzilok

Përgatitja:

Filetot e pulës i presim hollë sipas gjatësise në 2 - 3 pjesë, i shtypim dhe i hollojmë me rrahës mishi, i marinojmë me kripë dhe piper, i mbushim me djathin gouda dhe fleta spinaqi. I rrotullojmë role edhe i vendosim në tavë ku kemi shtuar salcën e domateve. Marinojmë pjesën lart me kripë, piper, borzilok dhe vaj ulliri. I pjekim në furrë të parangrohur me 200° për 20-30 minuta derisa të marrin ngjyrë.

MC/Shqiptarja.com