Filip Janila, kurthi i sigurimit që e çoi në burg

8 Shkurt 2022, 07:11

Regjimi komunist nuk i zgjidhte viktimat e tij qofshin këta fshatarë, punëtorë, intelektualë, gjeneralë, gra e fëmijë të cilët gjendeshin fare rastësisht brenda urretjes komuniste. Kështu që ky regjim ka nevojë për armiq për të mbajtur gjallë vrullin e terrorit dhe sapo një grup eleminohej, nuk ka asnjë vështirësi për të gjetur një kategori tjetër viktimash. Një prej tyre është edhe Filip Janila me origjinë nga Dhërmiu i Vlorës. Historia e persekutimit tw tij, nis me emërimin si topograf në brigadën e 20-të në vitin 1969. Nuk e mendonte kurrë se do të shkonte në burg pasi gjithë kohës ai punonte në të mirë të vendit por fati i tij ishte i mirëpërcaktuar nga organet e Sigurimit dhe goditja nuk do vononte.