Filo i PS-së në Boboshticë: Praktikat më të mira botërore për fermat bujqësore të bashkisë Korçë, ndryshime në mandatin e ardhshëm

26 Prill 2023, 14:19

Kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, në kuadër të takimeve për zgjedhjet vendore të 14 majit është ndalur në fshatin Boboshticë. Gjatë një takimi me banorët e fshatit, Filo siguroi ata se falë projekteve të planifikuara në mandatin e ardhshëm, Boboshtica do të jetë në qendër të investimeve jo vetëm infrastrukturore dhe zhvillimore por edhe në fushën e bujqësisë. Sipas tij, këto projekte pritet që të hapin më shumë vende pune dhe të ndërtojnë kushtet e duhura për zhvillimin e zonës.