'Final Countdown' Më afër se kurrë kualifikimit dhe magjia fitores ndaj Polonisë (11 shtator 2023)

12 Shtator 2023, 09:10 | Përditesimi i fundit: 2023-09-12 14:57:38

TIRANË- Shqipëria triumfoi në përballjen me Poloninë, me rezultatin 2-0, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset EURO 2024. Ernest Gjoka i ftuar në emisionin 5 ‘Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv thotë se kemi tashmë kemi një kombëtare që po luan si e barabartë me ekipe të tjera të mëdha.

“Ekipi shqiptar që na bën krenar. Sa na rrit ne atë suportin për jashtë vendit. Jemi duke luajtur si të barabartë, po bëjmë gjithnjë e më mirë. Kemi një kombëtare si asnjë herë që po luajmë në kampionate të forta. Është fillimi i këtij grupi për të bërë sa më shumë mirë”, tha Gjoka.