Fitoi thellë në Tiranë, Veliaj: Tirana refuzoi ‘gishtin e mesit’

16 Maj 2023, 16:45

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka arritur një fitore të thellë edhe tek tre zonat ku Foltorja kishte shpresa të mëdha, si Kombinati, Astiri dhe “5 Maji”. Në një intervistë për Report Tv Veliaj tha se qytetarët në këto zona folën qartë që duan të vijojë puna dhe të mos bllokohen investimet. Ai u shpreh se punët janë aty dhe vlerësohen.