Fitoi thellë Rrogozhinën, Memolla falënderon votuesit: Jam mirënjohës, këto dy muaj reflektuam për gabimet që bëmë më 14 maj! Tani kemi vetëm punë

24 Korrik 2023, 10:05

Kandidati me pritshmëri më të larta për fitore për zgjedhjet e Rrogozhinës ka falenderuar qytetarët për besimin. Edison Memolla i PS-së tha se këto 2 muaj shërbyen si një reflektim për të mësuar nga gabimet që u bënë në 14 maj. Ai shprehet se zotimi i tij është kthimi i Rrogozhinës në një qytet elitar.