Fiton lirinë pas 15 vitesh,vajzën nuk e gjen në shtëpi/Pa Gjurme e kontakton live:Ika se babi më ka… (14 maj 2024)

14 Maj, 20:18 | Përditesimi i fundit: 2024-05-14 20:24:47

Burgjet e vendit hapën dyert mesditën e 24 prill 2024 për të gjithë ata që përfituan nga Ligji për Amnistinë Penale. 780 të dënuar u liruan nga burgu ndërsa për 2662 persona të dënuar me shërbim prove u mbaroi dënimi. Një ndër ta ishte edhe 50-vjeçari, babai i dy fëmijëve i cili pas 13 viteve la qelinë. Asnjë familjar nuk e priti në hyrje të godinës së burgut, ndërsa kur mbërriti në shtëpi, gjithçka ishte shkatërruar. Xhamat ishin thyer, moblijet e dëmtuara ndërsa vajza 21-vjeçare ishte zhdukur. Në merak për jetën e vajzës së tij menjëherë kontaktoi me familjarët, por këta të fundit nuk kishin asnjë informacion për të. Një ditë më pas i drejtohet komisariatit numër 1 në Tiranë për të denoncuar zhdukjen e vajzës së tij.