Protestën e opozitës e hapi kandidati i Berishës për Tiranën, Belind Këlliçi.
“Tirana sot është më e bukur se kurrë. Sot i kemi zemrat plot, këtu kemi miq nga e gjithë Shqipëria. Miliardat e eurove nga arka jonë e përbashkëta. Përse paguajnë këta për të eliminuar opozitën kur e konsiderojnë veten të pathyeshëm. Sepse kanë frikë nga fuqia që qytetarëve i jep vota.
Këta fshihen se janë të paligjshëm. Ky është ky VIP-i që del çdo ditë në televizor? Erion Veliaj e zhduku sahatin e Tiranës me një firmë që hodhi. Ai zhduku identitetin e kryeqytetit. Ky është kryebashkiaku i vetëm në Evropë që ka fyer të rinjtë që ndodhen në konvikte, pa të cilët Tirana mbetet e shkretë. Ata i sjellin Tiranës energji. Ky qytet nuk administrohet. Nëse do të ndodhte ndryshe s’do të kishim këtë situatë. Ky është një qytet ku ka më shumë policisë bashkiakë sesa pemë. Këtu jemi në qytetin ku paguhet nën dorë për një varrë. Kryeqyteti i vetëm në Evropë ku dritat e rrugëve fiken natën dhe ndizen dritën.
Koha kur qytetarët paguajnë për një shërbim dhe nuk e marrin do të marrë fund. Kryeministri duhet t’i rri gatitu shqiptarëve dhe jo e kundërta. Ashtu edhe kryebashkiaku. Edi Rama dhe zari i tij e kanë drejtuar Tiranën për 19 vite dhe kjo batërdi”, tha ai.