Fjalimi i Ramës në KiE, Berisha: I futi thikën pas shpine Kosovës! Po hedh valle në kurriz të atyre që janë në Hagë! Është Makbeth

14 Tetor 2022, 12:59 | Përditesimi i fundit: 2022-10-14 15:40:34

I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, për akuzat e Ramës së në fakt opozita flet e ndikuar nga rublat ruse, Berisha tha se ky është një akt burracaku. Sipas Berishës, Rama po dëmton gjendjen e udhëheqjes politike të të burgosurve të Kosovës në Hagë.

‘Është akti i një burracaku që kërkon të fshihet pas hijes së vet. Kam tekstin e fjalës së përfaqësuesit të Edi Ramës në Asamblenë parlamentare në datën 11 në të cilën thotë se jemi dakord për një hetim të plotë dhe të gjerë. Edi Rama ka qenë kryetar i PS ku deputetët e tij në parlament kanë votuar ligjin për hetimin ndërkombëtar të këtyre krimeve në territorin e Shqipërisë. Edi Rama ka qenë 100 dakord me këtë. Po dëmton thellë. Shoh me një keqardhje disa qëndrime të autoritoriteteve në Kosovë që të cilët nuk e frenojnë Edi Ramën. Po dëmton gjendje e udhëheqjes politike të të burgosurve të Kosovës në Hagë. Është fushata e çmendur e Edi Ramës gjoja po i ndihmoj por po i dëmton palcërisht. Fjala e tij në asamblenë parlamentare është interpretuar si një presion politik. Nëse Edi Rama do t’i ndihmojë le të caktojë një fond qeveritarë. Po për tu bërë mbrojtjen më të fuqishme. Edi Rama është njëri politik me interes apolitike djallëzore dhe po përkeqëson gjendjen e tyre në Hagë. Unë në radhë të parë jam Kosovar, nuk mund të akuzohem unë se po përdor Kosovën. Edi Rama kishte disa mënyra shumë më efiçente që të ndikonte pozitivisht që Kosova të anëtarësohet në KiE. Edi Rama po hedhën vallë në kurriz të atyre që janë në Hagë. Është Makbeth. Do Edi Rama të ndihmojë, ka Këshillin e Sigurimit.'- tha Berisha.

    No videos found.