Fotoja me Veliajn ‘djeg’ gjyqtarin! Kandidatët për në SPAK kërkojnë të rishikohet ligji për institucionet e posaçme

24 Mars, 13:39

Skualifikimi nga gara për gjyqtar të Posaçëm i Gerd Hoxhës do të shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese më 27 mars. Atij iu cilësua kontakt i papërshtatshëm Erion Veliaj me të cilin në qershor të vitit të kaluar u fiksua rastësisht në një foto, ndërsa vetë Hoxha përmes Gjykatës Administrative e quan jokushtetuese vendimmarrjen e komisionit të vlerësimit që e skualifikoi sipas tij padrejtësisht.