Fredi Beleri në burg, Vangjel Dule nga Himara: Njollë e zezë për demokracinë, ligji është Maliqi i Ramës

27 Qershor 2023, 15:34

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule nga Himara e ka cilësuar si njollë të zezë për dmeokracinë faktin që Fredi Beleri po mbahet në burg.

‘Pa ju dhënë e drejta kushtetuese për të marrë përsipër atë që i ngarkoi sovrani kreun e bashkisë së Himarës. Nuk pranuan dërgatën e Ramës. As të lexojnë vendimin e gjykatës së faktit për Vlorën. E kuptoni e shikoni dhe të gjithë bashkëqytetarët le të nxjerrin konkluzionin. Zhvillimet në Himarë përbëjnë letrën e lakmuesit për të gjitha zhvillimet tek ne. Kjo ishte një njollë e zezë për demokracinë, për shtetin e se drejtës parimet dhe vlerat europiane. I është dhënë vlefshmëri nga gjykata e faktit. Nuk ka asnjë rol këshilli bashkiak. Ishte leximi i vendimit të vlefshmërisë së mandatit. Vërtetë ka ligj, po unë kam ligjin time, është Maliqi i Ramës dhe ne ligjin do ta përballojmë si Maliq. Ne do të vazhdojmë politikisht betejën tonë në të gjitha instancat brenda dha jashtë vendit.  Demokracia shteti i së drejtës janë në rrezik dhe po nuk e kuptuam tani nesër do të jetë vonë. Jemi në fazën e pushtimit të sovjetëve. Kontribuoni në ndërgjegjësimin e qytetarëve.  Është frymëzim për të gjithë qytetarët e Himarës. Ne do ti shkojmë deri në fund Beleri ka fituar dhe në fund do të triumfoje. Jemi krenar që kontribuojmë për demokracinë.'- tha Vangjeli.