Fund i vakët i Parlamentit, por deputetët mbushin xhepat! Për qershorin, 300 mijë euro paga, mbi 220 mijë euro dietat

11 Gusht, 17:41 | Përditesimi: 11 Gusht, 17:41

Rreth 52 milionë lekë të reja, ose mbi 520 mijë euro, janë shpenzuar vetëm në muajin Qershor për deputetët. Ndonëse një muaj i vakët dhe me seanca plenare thuajse të boshatisura, për ligjvënësit u paguan rreth 31 milionë lekë paga dhe rreth 22 milionë lekë për karburant, telefon, qira e dieta udhëtimesh.

r.k./Shqiptarja.com