Fushata për kreun e PD/ Basha ‘rikthim’ me teza të vjetra! ‘Zgjon’ Aleancën Qytetare për Demokracinë

1 Korrik 2023, 14:10

Rikthimin në krye të Partisë Demokratike, tashmë thuajse të vulosur, Lulzim Basha po e bën me teza të vjetra. Krahas vettingut të politikanëve e listave të hapura, ai artikuloi idenë e një aleance me intelektualë për forcimin e PD-së, të quajtur “Aleanca Qytetare për Demokracinë”. Por edhe kjo nuk është një ide e re, por një organ i përcaktuar edhe në statutin aktual të PD.