Gara e PD për Tiranën, Bejko: Flotë autobusësh ekologjikë! 5 komplekse sportive në hyrje të qytetit

6 Maj 2023, 15:02

Kandidati i PD për Tiranën, Roland Bejko premton flotë ekologjikë autobusësh. Në një takim me qytetarë, ku shpalosi programin për shëndetin dhe sportin, Bejko tha se trafiku urban do të përmirësohet, ndërsa duke u ndalur te sporti, premtoi 5 komplekse sportive në hyrje të qytetit.