Gara për kreun e PD, përplasja Kryesi – deputetë vijon! Anëtari i Kryesisë: Mbledhja e Këshillit, e panevojshme! Propozimi i grupit? Kërkuan të na marrin kompetencat

12 Qershor 2023, 15:33

Për Kryesinë e Partisë Demokratike vendimi i 7 qershorit për hapjen e garës për kryetarin e ri është i mjaftueshëm dhe nuk është e nevojshme një mbledhje e Këshillit Kombëtar. Gazment Bardhi kërkon mbledhjen e këtij forumi, që sipas statutit duhet të vendosë për procesin, por edhe ngritjen e komisionit zgjedhor.