Receta e dytë: Çokollatë Raffaelo
Përgatitja:
100 gr sheqer pluhur
2 pako sheqer vanilje
100 gr gjalp i butë
4 lgj lëng portokalli
300 gr çokollatë e bardhë
160 gr arrë kokosi e grirë
Bajame ose lajthi
Kokos për pluhurosje në fund
Përgatitja:
Fillimisht shkrijmë çokollatën banjomari. Në një tas trazojmë me rrahësen elektrike të vezëve sheqerin pluhur, sheqerin vanilje, gjalp dhe i trazojmë mirë deri sat ë na formohet një masë kremoze.
Shtojmë 4 lugë gjelle lëng portokalli dhe pak rum nëse dëshironi. I përziejmë duke shtuar pak nga pak arrën e kokosit. Na formohet një masë e brumtë.
Me ndihmën e një luge çaji, formojmë sfera rrumbullake. Mund të vendosim brenda 1 bajame ose lajthi. I rrotullojmë sferat në një pjatë ku kemi vendosur kokos të grirë. I vendosim në një pjatë dhe i lëmë 1 ditë të thahen, e më pas i vendosim në kupë për qerasje.