Gazetarët i kërkojnë ‘llogari’ Ballës, pse s’erdhi kryeministri? Balla: Çështja që ngre opozita, pa thelb! Rama është në detyrë nga mëngjesi deri në darkë

2 Shkurt 2023, 14:15

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla u është përgjigjur gazetarëve të cilët këmbëngulën për të mësuar se pse nuk është paraqitur në seancë kryeministri për çështjen McGonigal. Balla është shprehur se duke qenë se kjo çështje e ngritur nga opozita është pa thelb, nuk ka pse partia socialiste t’i shkojë nga pas një partie që ngre çështje që nuk kanë sens.