Gazetari Rusta në 'Repolitix': Sot, vetëm në Tiranë janë vënë 26 gjoba nga Policia e Shtetit dhe 18 nga ajo bashkiake për maskat

15 Tetor 2020, 21:50

Përtej këshillimeve dita e sotme ka pasur edhe vendosje të gjobave për mosmbajtjen e maskës edhe në rrugë, detyrim ligjor që hyri në fuqi ditën e sotme. Gazetari Arsen Rusta i ftuar në emisionin "Repolitix" tha se gjatë ditës së sotme janë vendosur 171 gjoba në të gjithë shtetin vetëm nga Policia e Shtetit, por tagrin për të vënë gjoba e ka pasur edhe policia bashkiake, e cila ka vendosur gjithashtu gjoba në çdo zona bashkiake të vendin.