Gështenja: Rezultati i 14 majit, skandaloz! Të jemi kokëulur para demokratëve! Rama mundet me lidership të ri

23 Maj 2023, 14:09

Pas disfatës së thellë më 14 maj, deputeti i PD Lefter Gështenja thotë se rezultati ishte skandaloz dhe të gjithë duhet të qëndrojnë kokëulur para demokratëve e të punojnë për ringritjen. I ftuar në Report Tv, Gështenja tha se duhen disa mekanizma për të mundur Ramën, por fokusi duhet të jetë te lidershipi i ri.