Gjellë me bizele dhe makarona të holla nga zonja Albana

2 Maj 2023, 12:01

Gjellë me bizele dhe makarona

Përbërësit:

  • 300 gr makarona fidhe /spageti të holla
  • 250 gr bizele
  • 1 qepë
  • 2 karrota
  • 1 patate
  • 200 gr salcë domate
  • 1 litër ujë
  • 2 lgj djathë i fortë
  • Sallam turist FIX
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Qepën e grirë e kaurdisim me yndyrë duke e zbutur me pak kripë. Shtojmë karrotat dhe pataten të prera në kubikë, sallamin turist dhe salcën e domates. Bëjmë një përzjerje dhe masën e mbulojmë me ujë. Në momentin që merr valë shtojmë makaronat dhe bizelet. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe në fund bëjmë një spërkatje me djathë të grirë kaçkavall.