Gjendja shëndetësore e Vangjush Dakos pas arrestimit, avokati i tij: Është i stresuar

6 Qershor 2023, 23:03

Petrit Ismaili, avokati i Vangjush Dakos përveç detajeve lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj klientit të tij, foli edhe për gjendjen shëndetësore të ish kryebashkiakut të Durrësit. Ai tha se Dako nuk ka pasur probleme shëndetësore përveçse stresit dhe ngarkesës emocionale të rastit.