‘Gjenerata e re’, 186 EMRAT e PS për 11 majin! Rama në listën e mbyllur në Tiranë! Spikat neomalsorja e Bido! 'Senatorët' si Braçe, Xhafaj e Majko në listë të hapur! 5 opozitarë bëhen socialistë

12 Mars, 23:17

PS vjen në garën e 11 majit me një ekip tërësisht të rinovuar, ku spikasin figura të reja, si neomalsorja Marjana Koçeku (Agroturizmi Neomalsore) në listën e mbyllur të Shkodrës, apo Ardit Bido në listën e hapur të Vlorës. 186 emra janë ekipi i ri i PS, me 46 në listë të mbyllur dhe 140 në listë të hapur. Vetëm 16 nga 74 deputetët aktualë të PS janë në listën e sigurt, 34 janë në listë të hapur dhe 24 nuk janë kandiduar.